Ndërlidhjet

Strategjia për Afganistanin

  • RFE /RL

Afganistan

Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, është takuar me kryekomandantët e ushtrisë për të diskutuar strategjinë e re për Afganistanin.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama është afër vendimit për të dërguar 40 mijë trupa shtesë në Afganistan për t’i luftuar talibanët.

Takimi, i teti me radhë i këtij lloji, mbahet në kohën kur anketimet e opinionit tregojnë se një numër i madh i amerikanëve besojnë se lufta në Afganistan nuk po shkon mirë dhe nuk e miratojnë mënyrën se si Obama e menaxhon situatën.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kabul i ka shprehur Shtëpisë së Bardhë rezervat e tij lidhur me dërgimin e trupave shtesë në Afganistan.

Mediat amerikane raportuan se Karl Eikenberi ka thënë se qeveria e presidentit Hamid Karzai njëherë duhet të japë prova se mund ta luftojë korrupsionin.

Raportohet se Eikenberi, ish-komandant amerikan në Afganistan, e ka dërguar telegramin e fshehtë të tij javën e kaluar.

Të ndërlidhura

XS
SM
MD
LG