Ndërlidhjet

Sejdiu fton serbët të dalin në zgjedhje



Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka ftuar serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.

Duke folur në qendrën për media në Çagllavicë, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Beogradi zyrtar ende ka “qasje irracionale” ndaj serbëve të Kosovës.

“Kjo retorikë ndaj këtyre njerëzve është e pa drejtë, irracionale dhe nuk është në interesin e serbëve të Kosovës”, ka thënë Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG