Ndërlidhjet

Obama: Papunësia - sfidë e madhe


Presidenti amerikan Barak Obama sot ka deklaruar se në Shtëpinë e Bardhë është duke formuar një ekip, që do të punoi në krijimin e vendeve të reja të punës.
Duke folur në Uashington, Obama ka thënë se gjetja e punës për miliona amerikanë të pa punë është një nga sfidat më të mëdha të administratës së tij:

“Ekonomia aktualisht është duke u rritur për herë të parë pas më shumë se një viti dhe më shpejtë se gjatë dy viteve të fundit. Megjithate ne ende nuk kemi parë rritjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë presidenti Obama.

Këto komente Barak Obama i bëri vetëm pak çaste para nisjes në turneun nëpër vendet e Azisë, gjatë së cilës do të vizitoj Japoninë, Singaporin, Kinën dhe Korenë Jugore.
XS
SM
MD
LG