Ndërlidhjet

logo-print

Turqia ofron ndihmë për çështjen e Iranit



Ministri i Energjisë i Turqisë tha se vendi i tij do të jetë i hapur për depozitimin e uraniumit të pasuruar të Iranit, në kohën kur po rriten shqetësimet se Teherani mund ta refuzojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Ministri Taner Jëlldëz tha se Turqia nuk ka problem me këtë ide.

Teherani ende zyrtarisht nuk i është përgjigjur propozimit bërthamor, i cili synon që uraniumi i pasuruar në nivel të ulët të dërgohet jashtë vendit për t’u procesuar, në mënyrë që të zbutet frika e vendeve perëndimore se Republika Islamike do ta përdorë uraniumin për të bërë bomba bërthamore.

Për të shmangur ngecjen e planit, Kombet e Bashkuara i sugjeruan Turqisë që në vend të Rusisë ajo ta depozitojë uraniumin, përpara se ai të dërgohet në Francë për t’u shndërruar në karburant bërthamor.
Turqia ka marrëdhënie të shëndosha me Iranin.
XS
SM
MD
LG