Ndërlidhjet

OBSH rekomandon barëra antivirale për H1N1



Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se gripi i derrave ka shkaktuar vdekjen e afro 4 mijë njerëzve, përfshirë 500 fëmijëve.

Shifrat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, janë për 672 janë më të larta se vlerësimi i mëparshëm.

Virusi H1N1 ka kapluar të paktën 199 vende dhe ka shkaktuar vdekjen e rreth 6 mijë njerëzve, që kur u identifikua për të parën herë në Meksikë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se mjekët duhet t’u japin barëra antivirale personave me rrezikshmëri të lartë, sapo ata të shfaqin simptoma të gripit të derrave.

Në muajin maj, OBSH dërgoi barëra antivirale në 72 vende, ndërsa së fundi lëshoi dërgesa me medikamente në Afganistan, Mongoli, Bellorusi dhe Ukraninë.

OBSH tha se dërgesa të tjera do të dërgohen së shpejti në Azerbejxhan dhe Kirgizi.
XS
SM
MD
LG