Ndërlidhjet

logo-print

BE dhe Iraku arrijnë disa marrëveshje



Bashkimi Evropian dhe Iraku kanë rënë dakord për kornizën e partneritetit, që do të përfshijë luftimin e terrorizmit, të drejtat e njeriut dhe tregtinë.

Komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë, Benita Ferrero-Valdner tha se e ashtuquajtura Marrëveshje për Partneritet dhe Bashkëpunim "shënon një fillim të ri në marrëdhëniet tona".

Bisedimet që patën filluar në nëntor, 2006, u kurorëzuan me një tekst, i cili gjithashtu e shtron rrugën për investime të reja në fushën e gazit dhe naftës në Irak.

Marrëveshja tani duhet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së.
XS
SM
MD
LG