Ndërlidhjet

logo-print

NASA zbuloi ujë në Hënë



Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se ka gjetur sasi të konsiderueshme të ujit të ngrirë në Hënë.

NASA tha se të dhënat preliminare nga provat e Hënës “lënë të kuptohet se misioni me sukses ka zbuluar ujë në një krater hënor, i cili gjithmonë është nën hije”.

Të dhënat janë zbuluar pasi NASA muajin e kaluar dërgoi dy anije kozmike, të cilat u përplasën në sipërfaqen e Hënës.

Shkencëtarët thonë se gjetjet i rrisin shpresat për vendosjen e një baze të përhershme në Hënë.
XS
SM
MD
LG