Ndërlidhjet

Çeçeni: Vriten 20 militantë islamikë



Forcat e sigurisë kanë vrarë rreth 20 militantë islamikë, tha presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov.

Përmes një deklarate Kadirov bën të ditur se në mesin e të vrarëve mund të jetë dhe Doku Umarov, i cili është vetshpallur kreu i “emiratit “ të Kaukazit të Veriut.

Nuk ka pasur konfirmime të pavarura të deklaratës së qeverisë çeçene.

Sulmet në republikat jugore të Federatës Ruse janë shtuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG