Ndërlidhjet

EULEX-i thyen ligjin e zgjedhjeve?



Policia e Bashkimit Evropian që vepron në Kosovë ka deklaruar se po heton lidhur me informacionet se pjesëtarë të EULEX-it janë përpjekur të hyjnë në qendrën kryesore të numërimit të votave në prag të zgjedhjeve të së djelës.

EULEX-i nuk është i përfshirë në organizimin e zgjedhjeve lokale të së djelës, por kompjuterat në qendrën kryesore të numërimit të votave përmbajnë informacione të ndjeshme.

Kristof Lamfalusi, zëdhënësi i misionit, tha se hetimi i brendshëm do të përcaktojë nëse pjesëtarë të EULEX-it janë përpjekur të thyejnë ligjin.

Hetimet filluan pas botimit të një artikulli në “Prishtina Insight” ku thuhej se policë të EULEX-it kanë shkuar në qendrën kryesore të numërimit të votave, por nuk janë lejuar të hyjnë nga rojat e sigurisë.

Policia e Kosovës nuk mund t’i verifikojë informacionet.
XS
SM
MD
LG