Ndërlidhjet

Rusi-Slloveni, protokoll për gazin



Sllovenia do të nënshkruajë gjatë ditës protokollin për gazsjellësin “Rryma e Jugut”, që lejon transportin e gazit rus drejt Evropës Perëndimore.

Kjo linjë mundëson eksportin e gazit rus në vendet e BE-së duke anashkaluar Ukrainën. Moska dhe Kjevi gjatë viteve të fundit kanë pasur disa konflikte për gazin, çfarë është shoqëruar me bllokimin e eksportit drejt Evropës.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga kryeministrat e Sllovenisë dhe Rusisë. Pritet që gazsjellësi të jetë funksional në vitin 2015.
XS
SM
MD
LG