Ndërlidhjet

logo-print

EULEX sqaron incidentin në qendrën e numërimit



Misioni i Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë i ka mbyllur hetimet e brendshme lidhur me informacionet se pjesëtarë të EULEX-it janë përpjekur të hyjnë në qendrën kryesore të numërimit të votave në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Rezultati i hetimeve vë në pah një keqkuptim komunikimi në mes të pjesëtarëve të EULEX-it dhe rojave të qendrës së numërimit të votave.

Bëhet e ditur se pjesëtarët e EULEX-it, të cilët tentonin të hynin në këtë qendër, po e ndihmonin ministrinë e Shërbimeve Publike në fushën e teknologjisë informative- ndihmë kjo që vjen pas nënshkrimit të mëparshëm të një memorandumi të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.

Hetimet filluan pas botimit të një artikulli në “Prishtina Insight” ku thuhej se policë të EULEX-it kanë shkuar në qendrën kryesore të numërimit të votave, por nuk janë lejuar të hyjnë nga rojat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG