Ndërlidhjet

logo-print

Gazsjellësi rus kalon nga Sllovenia



Kryeministrat e Rusisë dhe Sllovenisë, Vladimir Putin dhe Borut Pahor, nënshkruan në Moskë marrëveshjen për gazsjellësin “Rryma e Jugut”. Marrëveshja e lejon gazsjellësin të kalojë përmes Sllovenisë për në Itali.

Kjo linjë mundëson eksportin e gazit rus në vendet e BE-së duke anashkaluar Ukrainën. Moska dhe Kjevi gjatë viteve të fundit kanë pasur disa konflikte për gazin, çfarë është shoqëruar me bllokimin e eksportit drejt Evropës.

Pritet që gazsjellësi të jetë funksional në vitin 2015. Projekti është financuar nga Gazpromi rus dhe Eni i Italisë.
XS
SM
MD
LG