Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i FAO-s në grevë urie



Shefi i Organizatës Botërore të Ushqimit, FAO tha se ndihet mirë pas ditës së parë në grevë urie.

Zhak Diof, kreu i agjencisë së Kombeve të bashkuara për ushqimin me qendër në Romë e filloi grevën e urisë në orën 8 të mbrëmjes së 13 nëntorit në selinë e FAO-s në Romë.

Me grevën e urisë Diof synon të tërheqë vëmendjen për më të uriturit e botës në prag të takimit të së hënës në Romë. Javën e ardhshme zhvillohet takimi i ushqimit organizuar nga organizata botërore.

Diof i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të botës të agjërojnë një ditë në shenjë solidarizimi me të uriturit.
XS
SM
MD
LG