Ndërlidhjet

Kabul: Gjykatë speciale për korrupsionin



Prokurori i Përgjithshëm i Afganistanit tha se do të krijohet një gjykatë e posçme për të gjykuar ministrat e korruptuar.

Kryeprokurori Eshak Aleko tha për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë se presidenti Karzai ka kërkuar prej tij marrjen e masave serioze kundër korrupsionit.

Lajmi vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare ka shtuar presionin mbi Karzain për të krijuar një qeverisje efikase.
XS
SM
MD
LG