Ndërlidhjet

logo-print

KQZ: Ekipe mobile të votimit në veri


Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur se pothuaj të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë Kosovën.

Kryetarja e këtij Komisioni, Nesrin Lushta, ka njoftuar se qendrat e votimit nuk janë hapur në veri të Kosovës.

“Ne kemi planifikuar paraprakisht se nëse ndodh një situatë e tillë, që aty të hapen vendvotimet alternative ose të dërgohen ekipet mobile”, tha Lushta, në një takim me gazetarët.

Në zgjedhjet e sotme, votuesit do të përcaktohen për kryetarë të 36 komunave dhe përbërjen e re të këtyre komunave.

XS
SM
MD
LG