Ndërlidhjet

logo-print

A H1N1 - 6 viktima tjera në Itali


Në Itali janë regjistruar edhe 6 raste të reja të vdekjeve nga gripi A H1N1. Aktualisht numri i viktimave nga gripi i derrave ka shkuar në 54, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.
6 të vdekurit e fundit janë persona që ishin duke vuajtur sëmundje tjera serioze, pohon Ansa.
Italia ka planifikuar vaksinimin e më shumë se 40 për qind të popullsisë deri në fillim të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG