Ndërlidhjet


Patriarku serb, Pavle, ka ndërruar jetë sot, në moshën 95-vjeçare, në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, në të cilën ndodhej për trajtim mjekësor që nga 13 nëntori i vitit 2007. Lajmi është konfirmuar nga Patriarkana e Kishës Ortodokse Serbe.

Me rastin e vdekjes së patriarkut, Qeveria e Serbisë ka shpallur ditë zie 16, 17 dhe 18 nëntorin, ka njoftuar Zyra për bashkëpunim me media e Qeverisë serbe.

* * * * * * * * *

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi se vdekja e patriarkut Pavle “është një humbje e madhe dhe e pakompensueshme”.

“Ka njerëz që me vetë ekzistencën e tyre lidhin kombin e tërë. I tillë ishte patriarku ynë. Largimi i tij është dhe humbje e imja personale”, tha Tadiq për agjencitë serbe të lajmeve.

Ai tha se në situata të vështira dhe komplekse konsultohej me patriarkun Pavle dhe gjithmonë merrte mendimin e tij.

Ndërkaq, kreu i ekzekutivit serb, Mirko Cvetkoviq, deklaroi se me vdekjen e patriarkut Pavle, Kisha Ortodokse Serbe dhe populli kanë humbur një kokë të mençur.

Mbi vdekjen e patriarkut, analisti për çështje fetare, Mirko Gjorgjeviq, tha:

“Është ende herët, sigurisht se është herët në ditën e vdekjes së tij, të jepet vlerësim mbi jetën e patriarkut Pavle dhe veprimtarinë e tij. Një gjë mund të them sot: ai erdhi në fronin e kishës në të njëjtin vit kur në timonin politik ndodhej Sllobodan Millosheviq”.

“Pra, ai përjetoi shpërbërje të shtetit, luftëra të përgjakshme, të cilat kanë goditur dhe ndarë thellësisht Kishën. Historianët me siguri se do të flasin më gjerë e gjatë për të”,
tha Gjorgjeviq.
XS
SM
MD
LG