Ndërlidhjet

FIFA suspendon Maradonën


Federata botërore e futbollit (FIFA) ka suspenduar në afat dy muaj, selektorin e Argjentinës Diego Maradonën, për shkak të sjelljes së pa hijshme ndaj gazetarëve, pasi që kombëtarja e tij ishte kualifikuar në Kampionatin botëror të vitit 2010 që mbahet në Afrikën Jugore.
Maradona është dënuar edhe me 25 mijë franka zvicerane.
Muajin e kaluar pas takimit me Uruguain, të cilin argjentinasit e fituan 1 me 0, Maradona ashpër kishte kritikuar shtypin në Argjentinë për shkak të shkrimeve për lojrat e dobëta të kombëtares së udhëhequr nga ai.
XS
SM
MD
LG