Ndërlidhjet

PDK shpall fitore në 20 komuna


Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur fitoren në 20 komuna të Kosovës, në të cilat, siç ka thënë shefi i partisë, Hashim Thaçi, kandidatët e PDK-së ose kanë fituar që në raundin e parë, ose kanë shënuar sukses të madh.

Ndër qendrat e mëdha, që, sipas Thaçit, i ka fituar PDK-ja, janë: Prizreni, Mitrovica, Gjilani e Ferizaj.

Ndryshe, Kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar dhe uruar edhe subjektet tjera politike për fushatën e bërë gjatë katër javëve të fundit.

“Urime të gjitha partive politike, urime të gjithë kryetarëve të zgjedhur të të gjitha partive politike. Faleminderit të gjithëve për fushatën e qetë, të lirë dhe demokratike”, tha Thaçi.
XS
SM
MD
LG