Ndërlidhjet

AAK thotë se ka fituar në katër komuna


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bëri të ditur se përveç tri komunave që ka udhëhequr deri më tash, Pejës, Gjakovës, Deçanit, ka fituar edhe në komunën e katërt, në Junik.

“Përveç në tri komunat që kemi udhëhequr deri më tash, fitore e sigurt pritet edhe në komunën e katërt, pra në Junik, dhe në balotazh të sigurt shkojmë në disa komuna të tjera, që janë përmendur më herët, si: në Klinë, në Istog, në Vushtrri dhe mbase në Suharekë”, tha zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma.
XS
SM
MD
LG