Ndërlidhjet

Obama arrin në Pekin



Presidenti amerikan Barak Obama ka arritur në Pekin, ku do të takohet me homologun e tij kinez Hu Xhintao.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk janë të paracaktuar për të qenë vende kundërshtare, tha presidenti amerikan Barak Obama.

“Suksesi i njërit vend nuk ka nevojë të vijë në llogari të vnedit tjetër. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara nuk përpiqen të kontrollojn rritjen e Kinës. Përkundrazi, ne e mirëpresim Kinën si anëtar të fortë, të përparuar dhe të suksesshëm të komunitetet të shteteve”, tha Obama.

Presidenti amerikan i bëri deklaratat në fjalën hapëse të një sesioni pyetje-përgjigjje me studentët në Shangai. Obama shtoi se qyteratët kudo ku janë, përfshi ata kinezë, duhet të gëzojnë të drejtat universale të lirisë së shprehjes, lirisë së besimit dhe qasjes së lirë tek informacioni.
XS
SM
MD
LG