Ndërlidhjet

logo-print

DV: PDK fiton 8 komuna, LDK - 3 dhe AAK - 2


Prishtinë, 15 nëntor 2009.

Prishtinë, 15 nëntor 2009.

Në të dhënat e fundit të "Demokracisë në Veprim", janë 13 komuna ku do të ketë balotazh midis kandidatëve kryesorë. Të dhënat janë publikuar për 29 komuna.



Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka dalë me rezultatet e fundit preliminare për 29 komuna.

Sipas këtyre të dhënave, në Prishtinë ka fituar Isa Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me mbi 56 për qind të votave.

Pas tij vjen Vegim Gashi nga koalicioni AKR-LDD, me mbi 20 për qind të votave dhe i treti është radhitur Astrit Salihu nga Partia Demokratike e Kosovës, me mbi 11 për qind të votave.

Gjakovë, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka fituar 50.84 për qind të votave.

Ferizaj, Bajrush Xhemajli nga Partia Demokratike e Kosovës, prin me mbi 51 për qind të votave.

Podujevë ka fituar Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 51.91 për qind.

Deçan ka fituar Rasim Selmanaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me mbi 63 për qind të votave.

Graçanicë ka fituar Bojan Stojanoviq me 57.41 për qind të votave.

Drenas ka fituar Partia Demokratike e Kosovës me 89.36 për qind.

Skënderaj, fituese është Partia Demokratike me 85.29 për qind, kurse në Shtime me 69.71 për qind.

Kllokot ka fituar Partia Liberale Serbe.

Vushtrri, Partia Demokratike ka fituar 51.74 për qind.

Kaçanik, Partia Demokratike me 55.84 për qind të votave.

Fushë Kosovë, Lidhja Demokratike ka fituar 57.68 për qind të votave.

Malishevë, Partia Demokratike ka fituar 50.09 për qind.

Kamenicë, Partia Demokratike ka fituar 42.65 për qind.

Mamushë ka fituar Partia Demokratike Turke me mbi 72 për qind të votave.


Balotazhet

Prizren, Rahovec, Gjilan dhe Lipjan, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike hyjnë në balotazh.

Mitrovicë dhe Viti, Partia Demokratike gjithashtu hyn në balotazh me koalicionin AKR-LDD.

Balotazh do të ketë edhe në Pejë, Obiliq, Suharekë dhe Klinë, midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Istog, Lidhja Demokratike hyn në balotazh me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Shtërpcë, Partia Demokratike e Kosovës do të përballet në balotazh me Partinë Liberale Serbe.

Han të Elezit ndërkaq, Partia Demokratike hyn në balotazh me një kandidat të pavarur.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG