Ndërlidhjet

Afganistani formon njësit për luftimin e korrupcionit



Afganistani shpalli formimin e një trupi për luftimin e korrupcionit në mesin e zyrtarëve të lartë dhe për krimet tjera të mëdha.

Ministri i Brendshëm, Hanif Atmar e bëri njoftimin në kohën kur Afganistani është vënë në shënjestër të kritikave ndërkombëtare që të bëjë më shumë për ta luftuar korrupcionin.

Prokurorët në njësitin e ri do të trainohen nga misioni policor i Bashkimit Evropian, si dhe nga ekspertë amerikanë dhe britanikë.
XS
SM
MD
LG