Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Gjenerali francez shënjestër e sulmit



Ushtria franceze tha se militantët kanë shkrepur dy raketa në një treg në verilindje të Kabulit, duke vrarë tre civilë dhe plagosur 20 të tjerë.

Sulmi në qytetin Tagab duket se e kishte në shënjestër gjeneralin francez Marsel Duart, i cili po zhvillonte një takim me udhëheqësit fisnorë për ta diskutuar ofenzivën ushtarake në luginën Tagab.

Nuk ka raporte se është plagosur ndonjë pjesëtar i trupave të huaja.

Të dielën, qindra ushtarë francezë dhe afganë e nisën ofenzivën në Tagab.
XS
SM
MD
LG