Ndërlidhjet

Sejdiu: Provim i dhënë


Presidenti Fatmir Sejdiu
Presidenti Fatmir Sejdiu


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka përgëzuar të gjitha subjektet politike, qytetarët dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.



“Është një provim i dhënë për zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe ecjen tonë si vend dhe natyrisht për stabilitetin e qëndrueshëm të punës së institucioneve të vendit”,
ka thënë Sejdiu gjatë një takimi me gazetarët.

Presidenti Sejdiu, megjithatë, nuk e ka fshehur dhe pakënaqësinë e tij me zhargitjet në publikimin e rezultateve preliminare nga KQZ-ja.

“T’ju them të drejtën, unë kam pritur të ketë komunikim më të hershëm të rezultateve. Mendoj se duhet një urgjencë më tepër. Por, duhet ta them se është përvoja e parë e këtij trupi që të punojë si i pavarur”, ka thënë Sejdiu.

“Me rëndësi është që të ketë objektivitetin; edhe pse të ketë shpejtësinë, të reagojë si i pari, po ashtu është tepër e nevojshme”, ka theksuar presidenti kosovar.

Sejdiu ka falënderuar edhe monitoruesit vendorë e ndërkombëtarë për kontributin e dhënë për mbarëvajtjen e procesit.

Presidenti i Kosovës ka përshëndetur edhe pjesëmarrjen e serbëve të pjesës qendrore në zgjedhjet lokale, përderisa për komunat me shumicë serbe në veri, ka thënë se do të veprohet në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe në harmoni me ligjin se si do të instalohet qeverisja lokale atje.

“Një është e sigurt - strukturat paralele nuk do të legjitimohen”,
ka thënë presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG