Ndërlidhjet

General Motors filloi t'i shlyejë huanë Gjermanisë



General Motors tha se ka filluar t’ia paguajë ndihmën shtetërore sektorit të Opelit në Gjermani, dhe deri në fund të muajit do të shlyejë huanë prej 400 milionë euro.

Shlyerja e huasë së përgjithshme prej 900 milionë euro është shtyrë nga qeveria gjermane me qëllim që të mbështetet Opeli.

Kompania gjithashtu tha se ka humbur 1.2 miliardë dollarë nga koha kur kërkoi mbrojtje nga falimentimi e deri në 30 shtator, shumë më pak se sa pritej.
Gjiganti amerikan i automobilave e vlerësoi këtë si shenjë se ka filluar rimëkëmbja e kompanisë.

General Motors tha se në dhjetor do të fillojë të paguajë borxhin prej 6.7 miliardë dollarë qeverisë amerikane.
XS
SM
MD
LG