Ndërlidhjet

logo-print

Jovanoviq: Inkurajon dalja e serbëve në zgjedhje



Kryetari i partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka vlerësuar se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet në Kosovë është inkurajim i madh dhe mesazh, i cili flet për gatishmërinë e tyre që ta marrin përgjegjësinë për jetën e vet në Kosovë.

Jovanoviq tha se dalja në votimet e djeshme është shumë më e rëndësishme se sa dalja në zgjedhjet e gushtit për komunat e Prishtinës dhe të Pejës.

“Rezultati i zgjedhjeve të djeshme na inkurajon. Në ato mjedise ku serbët kanë mbetur vetë dhe ku janë braktisur plotësisht nga Beogradi, dalja e tyre ka qenë aq sa në zgjedhjet lokale në komunat qendrore të Beogradit. Këtu e kam fjalën për Graçanicën, Lipjanin, Novo Bërdën dhe Shtërpcen. Në këto mjedise, serbët me përgjegjësi e morën fatin në duart e tyre”, ka thënë Jovanoviq.
XS
SM
MD
LG