Ndërlidhjet

BE pranon aplikimin e Shqipërisë



Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të ecet përpara me aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Presidenca suedeze e Bashkimit Evropian tha se ministrat janë takuar dhe e kanë miratuar vendimin pa diskutim.

Komisioni Evropian tani do të përgatitë një vlerësim për gatishmërinë e Shqipërisë që t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit.

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në muaji prill.

Disa zyrtarë të BE-së, përfshirë Komisionerin për Zgjërim, Oli Ren, kanë tërhequr vërejtjen se Shqipëria duhet të bëjë një numër ndryshimesh për t’i përmbushur standardet e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG