Ndërlidhjet

IAEA: Uzine e re në Iran nxit pyetje tjera



Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), tha se deklarata e fundit e Iranit për një lokacion të ri bërthamor ngre pyetjen nëse ka edhe uzine tjera të fshehta bërthamore.

Agjencia tha se pranimi i vonuar i Teheranit nuk kontribuon për ndërtimin e besimit.

Në shtator, Irani e njoftoi agjencinë me seli në Vjenë se po ndërton një uzinë të re për pasurimin e uraniumit në Fordu, 20 km nga qyteti Kom në veri të vendit.

Uzina pritet të fillojë punën në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG