Ndërlidhjet

Gjeorgjia dërgoi trupat e para në Afganistan



Gjeorgjia i ka dërguar trupat e para në Afganistan, për t'iu bashkangjitur forcës së prirë nga NATO atje.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Levan Papaskiri tha se 173 ushtarë gjeorgjianë do t'i bashkangjiten forcës ndërkombëtare të ISAF-it, duke shërbyer nën komandën franceze.

Ministria gjithashtu ka thënë se qindra ushtarë tjerë gjeorgjianë do të nisen për në Afganistan në pranverë për të shërbyer nën komanën e Shteteve të Bashkuara.

Më herët, Gjeorgjia dërgoi rreth 2 mijë trupa që të shërbejnë me forcat amerikane në Irak.
XS
SM
MD
LG