Ndërlidhjet

NATO:Afganët do kujdesen për sigurinë në 2010



Shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha se afganët do të fillojnë të kujdesen për sigurinë në vitin 2010.

Por Rasmusen shtoi se që të ndodhë kjo, bashkësia ndërkombëtare duhet që të dislokojë më shumë stërvitës dhe ushtarë në këtë vend.

Ai i bëri këto komente para takimit të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes në Bruksel.

Komisionerja për Marrëdhënie me Jashtë e BE-së, Benita Ferero-Valdner tha se Bashkimi Evropian pret që presidenti Hamid Karzai të bëjë “përpjekje serioze” për ta përmirësuar qeverisjen pas rizgjedhjes së tij.
XS
SM
MD
LG