Ndërlidhjet

Feith uron kosovarët

  • RFE /RL

Piter Feith, përfaqësues special i BE-së

Piter Feith, përfaqësues special i BE-së



Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Piter Feith, ka përshëndetur mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.


“Uroj popullin e Kosovës për zhvillimin përgjithësisht të rregullt të zgjedhjeve lokale dhe për atmosferën e mirë dhe konstruktive që ka mbretëruar”.

“Kjo e ndihmon Kosovën në tranzicionin e saj drejt një shoqërie shumetnike dhe në përpjekjen e saj për të sjellë qeverisje më efektive dhe më afër popullit
", thuhet në letrën e përfaqësuesit të BE-së.

"Puna e zellshme që është bërë deri më tani nga autoritetet e Kosovës, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të cilat këto ishin zgjedhjet e para për të cilat ato kanë pasur përgjegjësinë e plotë, si dhe përkushtimi dhe angazhimi rrënjësor i shoqërisë civile në vëzhgim ishin thelbësore për këtë rezultat pozitiv”.

“Secila ankesë do të trajtohet nga institucionet përkatëse në Kosovë, në veçanti nga Komisioni i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) konform kornizës ligjore në fuqi",
thuhet në njoftim.

Në vazhdim, komunikata thotë se: "Pjesëmarrja përgjithësisht e mirë në këto zgjedhje, përfshirë komunat e reja dhe nga radhët komunitetit serb të Kosovës, tregon se ka vullnet në mesin e të gjitha komuniteteve për ta marrë të ardhmen në duart e tyre dhe për ta ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Kosovë".

"Këto zgjedhje lokale paraqesin një hap thelbësor në angazhimin e Kosovës për të ndërtuar një shoqëri shumetnike dhe stabile, duke kontribuar në bashkëpunimin rajonal drejt avancimit të mëtejmë të perspektivës evropiane si pjesë e Ballkanit Perëndimor”,
thuhet në komunikatën e zyrës së përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Piter Feith.
XS
SM
MD
LG