Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Zgjedhjet në Kosovë - gurthemel ne rrugën e demokracisë



Shtetet e Bashkuara kanë lavdruar qeverinë e Kosovës për menaxhimin e zgjedhjeve të para nga shpallja e pavarësisë duke i cilësuar ato “gurthemel të rëndësishme” në rrugën e demokracisë.
“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë qeverinë e Kosovës për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para nga pavarësia”, ka thënë zëdhënësi i Stejt Departamentit Ian Kelly.
“Urojmë qytetarët nga rradhët e të gjitha komuniteteve etnike, duke përfshirë edhe komunat e reja me shumicë serbe, për pjesëmarrjen e tyre të konsiderueshme në këto votime”, ka thënë Kelly.
“Këto zgjedhje paraqesin gurthemel të rëndësishëm për Kosovën në ndërtimin e shoqërisë multietnike dhe demokratike për të gjithë qytetarët e saj”, ka pohuar zëdhënësi i Stejt Departamentit Ian Kelly.
XS
SM
MD
LG