Ndërlidhjet

Rasmusen: Duhet zgjidhur kontestin Turqi - Greqi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka deklaruar se shtetet evropiane duhet të bëjnë më shumë për të zgjidhur kontestin ndërmjet Greqisë dhe Turqisë, për shkak të të cilit është bllokuar marrëveshja për përmirësimin e bashkëpunimit në planin e sigurisë në Afganistan.
“Duhet të gjejmë zgjidhje pragmatike për këtë çështje”, ka thënë Rasmusen.
Për shkak të kundërshtimit nga disa vende evropiane të kërkesës së Turqisë për anëtarësim në BE, Turqia si vend i NATO-s nuk ka lejuar formalizimin e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së, me çka e ka bërë të pa mundshme që Aleanca Veriatlantike të siguroj mbrojtje për instruktorët e Unionit në Afganistan.
XS
SM
MD
LG