Ndërlidhjet

Ahmadinexhad pro ofertës së OKB-së?



Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad duket se mbështet planin e fundit të ofruar nga OKB-ja lidhur me programet bërthamore. Plani parasheh pasurimin e uraniumit jashtë Iranit dhe më pas kthimin në vend për tu përdorur për qëllime civile. Në këtë mënyrë adresohen shqetësimet e perëndimit se Teherani synon prodhimin e armëve bërthamore.

Kritikët e Ahmadinexhadit e shohin një lëvizje në këtë drejtim të presidentit aktual iranian si përpjekje të tij për të përmirësuar pozitat e lëkunduar pas zgjedhjeve kundërthënëse të qershorit.
XS
SM
MD
LG