Ndërlidhjet

Krimet e komunizmit të barazohen me nazizmin



Shefat e grupeve parlamentare të 11 vendeve pas komuniste kanë bërë thirrje që krimet e komunizmit të shihen si krime të nazizmit, kurse mohimi i krimeve, për të cilat përgjegjësinë e mbajnë komunistët, të jetë i barabartë para ligjit me mohimin e Holokaustit.

Në konferencën "Rruga nga prangat", që u mbajt në 20 vjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, kryetari i Senatit të Çekisë, Pshemisllav Sobotka propozoi t'u bëhet thirrje të gjithëve në Evropë që t'u kundërvihen me vendosmëri të gjitha trajtave të ekstremizmit politik dhe fetar, si dhe përpjekjeve për të ringjallur reliktet negative nga e kaluara.

"Është e një rëndësie jetike që të gjithë politikanët evropianë bashkë me qytetarët të shohin se mohimi i krimeve të komunizmit, përkrahja e sistemeve totalitare, ekstremizmi dhe jotoleranca fetare, janë të neveritshme dhe duhet të dënohen ashtu siç dënohet mohimi i krimeve të nazizmit", thuhet në apelin e Pragës.
XS
SM
MD
LG