Ndërlidhjet

SHBA dhe OKB e dënojnë planin izraelit



Shtetet e Bashkuara dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara e kanë kritikuar miratimin që autoritetet izraelite u bënë planeve për ndërtimin e 900 njësive të reja banesore në vendbanimet hebreje në zonën e Jerusalemit, që pretendohet nga palestinezët.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se qeveria amerikane ishte e “trembur” nga vendimi Izraelit për ta zgjëruar vendbanimin Gilo, duke thënë se hapi i tillë mund të vështirësojë edhe më shumë rifillimin e bisedimeve paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

Kreu i OKB, Ban Ki Mun shprehu keqardhje për vendimin e Izraelit, duke thënë se ai i minon hapat paqësorë, dhe hedh dyshime mbi qëndrueshmërinë e zgjidhjes me dy shtete, e cila do të përfshinte krijimin e shtetit të pavarur palestinez.

Negociatori palestinez Saeb Erekat tha se nuk ka kuptim të flitet për paqe, ndërsa Izraeli po zgjërohet në Jeruslaemin Lindor, të cilin palestinezët e konsiderojnë si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG