Ndërlidhjet

Pakistan: Armata thotë se shënon suksese



Armata e Pakistanit tha se forcat e saj kanë pushtuar shumicën e bazave të talibanëve në Vaziristanin Jugor afër kufirit me Afganistanin.

Zëdhënësi i armatës, gjenerali Atar Abas, tha se disa militantë mund të kenë ikur nga rajoni, por shumica janë fshehur dhe tani ushtria po i ndjek.

Ai tha se më shumë se 500 militantë janë vrarë që nga fillimi i ofenzivës në 17 tetor, kurse e kanë humbur jetën 70 ushtarë.

Njoftimet nuk kanë mundur të verifikohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG