Ndërlidhjet

Ndërron jetë amerikaneja më e moshuar



Amerikaneja më e moshuar, e cila ishte personi i tretë për nga mosha në botë, ka vdekur në moshën 115 vjeçare në një azil të pleqve në shtetin e Nju Jorkut.

Olivia Patrisha Tomas ka vdekur të hënën në Viliamsvil ku jetonte prej vitit 2004.

Tomas ishte lindur në 29 qershor, 1895, dhe ishte njeriu më i moshuar në SHBA. Ajo ishte shumë e përkushtuar ndaj kopshtarisë dhe i deshte udhëtimet, raporton AP.

Gruaja më e moshuar në botë është Kama Çinen nga Japonia, e cila ka lindur 19 ditë para amerikane Tomas.

Më e moshuar se amerikaneja është edhe kanadezja Meri Xhozefin Rej, e cila jeton në Nju Hempshir, SHBA.
XS
SM
MD
LG