Ndërlidhjet

Obama kritikon Izraelin



Vendimi i Izraelit për të ndërtuar shtëpi të reja në kolonitë hebreje në Jerusalemin lindor komplikon përpjekjet e administratës amerikane për të çuar përpara procesin e paqes në rajon.

Zgjerimi i vendbanimeve hebreje në territoret palestineze hidhëron palestinezët në atë shkallë që do të ishte e rrezikshme, tha presidenti amerikan.

Obama i bëri komentet në televizionin amerikan Fox News. Izraeli vendosi të ngrejë 900 shtëpi të reja në Jerusalemin lindor, që shihet si kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez.
XS
SM
MD
LG