Ndërlidhjet

Suedi: Mbahet takimi BE-Rusi



Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë zhvilluar gjatë ditës bisedime në Stokholm, për të diskutuar bashkëpunimin mes Moskës e Brukselit.
Kryeministri suedez, Frederik Reinfeld, vendi i të cilit ka dhe kryesinë e radhës së BE-së, gjatë një konference për shtyp me presidentin rus tha:

“Shkëmbyem pikëpamjet rreth gjendjes së të drejtave të njeriut, shtetit ligjor dhe demokracisë në Rusi. Veçanërisht u ndalëm tek pozita e aktivistëve të të drejtave të njeriut në Rusi, që është një çështje e një shqetësimi në rritje”, tha Reinfeld.

Nga ana tjetër presidenti rus foli për bashkëpunimin ekonomik me Bashkimin Evropian.

“Ne biseduam rreth zhvillimit të programeve ekonomike të mëdhaja, bashkëpunimit energjitik dhe sigurinë energjitike të Evropës. Mendoj se arritëm mirëkuptim në këtë temë”, tha Medvedev.
XS
SM
MD
LG