Ndërlidhjet

Klinton: Dritare mundësie për Karzain



Presidenti afgan Hamid Karzai bëri sot betimin për mandatin e dytë presidencial.

Ceremonia, ku morrën pjesë rreth 300 përfaqësues të lartë të politikës ndërkombëtare, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. Karzai fitoi zgjedhjet pas anullimit të raundit të dytë, anullim që erdhi si rezultat i tërheqjes së kandidatit tjetër.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, nga Kabuli, në prag të ceremonisë tha:

“Jemi këtu në një moment kritik, në prag të inagurimit të presidnetit Karzai për një mandat të dytë. Tani ekziston një dritare mundësish për presidentin karazai dhe qeverinë e tij, që të dëshmojë para popullit afgan se janë të përgjegjshëm dhe do përmirësojnë jetën e njerëzve të këtij vendi të mrekullueshëm”, tha Klinton.
XS
SM
MD
LG