Ndërlidhjet

logo-print

Kandiq: Përgjegjësit të përulen dhe të kërkojnë ndjesë për Vukovarin


Kryetarja e Fondit për të Drejtën Humanitare nga Beogradi, Natasha Kandiq, ka deklaruar se është e rëndësishme që ata që janë përgjegjës për krimet e bëra në Vukovar të shkojnë në atë qytet, të përulen dhe dhe t’u kërkojnë falje edhe qytetit dhe atyre që ende kërkojnë të zhdukurit.
“Ashtu siç në vitin 1991 kishte pak të tillë në Serbi që dinin se çfarë po ndodhte, ashtu është edhe sot. Por, kjo është rruga që një ditë në këtë vend të shohim edhe politikanët edhe nxënësit nga Serbia, të vijnë këtu dhe të shohin se çfarë ka ndodhur në vitin 1991”, tha para gazetarëve Natasha Kandiq, që sot ishte në shënimin e 18 vjetorit të pësimit të Vukovarit.
Natasha Kandqi ka thënë se të hënën në Beograd do të mbahet tubimi “Përgjegjësia për shaktërrimin e Vukovarit”, në të cilin do të diskutohet mundësia e ngritjes së aktakuzës për shkatërrimin e Vukovarit në vitin 1991.
XS
SM
MD
LG