Ndërlidhjet

Gjakovë: Tre të lënduar nga një mjet shpërthyes


Tre persona kanë marrë sot lëndime nga shpërthimi i një mjeti të dyshimtë në rrugën “Sadik Stavileci” në Gjakovë.

Nëpërmjet një komunikate, policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit, janë dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe se gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, është stabile.

Policia thotë se një person, për të cilin ka dyshime se ka probleme mendore, është arrestuar dhe mbahet në lokalet e stacionit policor të Gjakovës.

Ai dyshohet të ketë hedhur dy mjete të dyshimta nga kati i tretë i ndërtesës ku banonte. Njëri mjet ka shpërthyer, ndërkaq i dyti është lokalizuar dhe me të po merret njësiti i KFOR-it për deminim.

XS
SM
MD
LG