Ndërlidhjet

OVada: GJND mund të mos japë fare mendim këshillëdhënës


Kryetari i Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë, Hisashi Ovada, ka deklaruar se është shumë herët të flitet për ndikimin që në të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare do të ketë mendimi këshillëdhënës për rastin e pavarësisë së Kosovës.
Duke nënvizuar se vendimi do të jetë “këshillëdhënës” dhe “jo i obligueshëm” për shtetet, Hisashi Ovada, ka thënë se teoretikisht është e mundur që GJND – pasi të ketë dëgjuar argumentet e të gjitha palëve – të refuzoj të japë mendimin këshillëdhënës.
Nga themelimi në vitin 1946, GJND ka dhënë mendime këshillëdhënëse në 25 konteste ndërshtetërore.
XS
SM
MD
LG