Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Vriten tre policë



Tre policë janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në sulmin më të fundit në qytetin e trazuar pakistanez Peshauar.

Sulmi me bombat e vendosura pranë rrugës ndodhi disa orë pasi një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë para një gjykate në qytet, duke shkaktuar vdekjen e 18 njerëzve.

Këtë muaj në Pakistan kanë ndodhur tetë sulme vetëvrasëse me bomba, nga të cilat gjashtë në Peshauar, që lanë 110 të vdekur.
.
XS
SM
MD
LG