Ndërlidhjet

Fuqitë e mëdha diskutojnë çështjen e Iranit



Sot takohen gjashtë vendet, të cilat negociojnë me Iranin rreth programit të tij bërthamor.

Takimi në Bruksel vjen një ditë pasi presidenti amerikan Barak Obama tha se Uashingtoni dhe aleatët së shpejti mund të dalin me një paketë masash kundër Iranit, për shkak se Teherani ka dështuar ta pranojë planin e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ta dërgojë uraniaumin jashtë vendit për t’u procesuar në karburant bërthamor.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Manusher Motaki tha se Teherani është i gatshëm të diskutojë për marrëveshjen, por vetëm nëse karburanti do të konvertohej në Iran.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad tha se Irani do t’i përgjigjej pozitivisht ndryshimit të politikës së fuqive të mëdha.
XS
SM
MD
LG