Ndërlidhjet

ElBaradei optimist për përgjigjen e Iranit



Shefi i agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed ElBaradei, tha se ai shpreson që deri në fund të vitit të arrihet marrëveshja me Iranin lidhur me planin e ndërmjetësuar nga OKB-ja.

ElBaradei i bëri këto komente në Berlin në kohën kur në Bruksel gjashtë fuqitë e mëdha po diskutojnë zhvillimet e fundit rreth krizës bërthamore të Iranit.

Dje presidenti amerikan Barak Obama tha se Uashingtoni dhe aleatët së shpejti mund të dalin me një paketë masash kundër Iranit, për shkak se Teherani ka dështuar ta pranojë planin e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ta dërgojë uraniaumin jashtë vendit për t’u procesuar në karburant bërthamor.
XS
SM
MD
LG