Ndërlidhjet

Hagë: Avokat për Karaxhiqin



Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ka caktuar një avokat mbrojtës për ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq. Karaxhiq përballet mes të tjerash dhe me akuzat për gjenocid e krime kundër njerëzimit.

Avokati britanik Riçard Harvei nga Londra u emërua pasi Karaxhiqi po bojkoton procesin. Gjykata synon vazhdimin e gjykimit pavarësisht vendimit të të akuzuarit. Këshilltarët ligjorë të Karaxhiqit kanë thënë se ai nuk do të bashkëpunojë me Harvein.
XS
SM
MD
LG