Ndërlidhjet

SHBA: Qytetarët shqiptarë të ruajnë qetësinë



Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, në prag të protestës së opozitës, i ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë. “Mbështesim të drejtën për lirinë e shprehjes, por kjo protestë duhet të jetë paqësore e të mos preken të drejtat e të tjerëve”.

Përmes një deklarate ambasada amerikane ka kërkuar nga “të gjithë shqipëtarët, si ata që marrin pjesë në protesta edhe ata që kanë përgjegjësi të ruajnë rendin, të ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre me qetësi dhe respekt”.
XS
SM
MD
LG